Në Rrugën e Kombit ka nisur rindërtimi i kabinave të kompanisë koncensionare, për mbledhjen e tarifës së vendosur nga qeveria.
Por derisa ato të jenë gati, do të duhet të paktën një periudhë 60 ditore. Kështu është shprehur sot ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.
“Nuk po paguhet se u shkatërrua ajo pjesë. Do ringrihet dhe do kohën e saj. Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht”, tha Gjiknuri.
Pra, për rreth dy muaj përdoruesit e kësaj rruge mund të kalojnë pa paguar tarifën 5 euro. Më pas rinis aplikimi i pagesës. Kryeministri Rama tha se kjo tarifë as që diskutohet të negociohet, vetëm se do të aplikohen lehtësi për banorët vendas që janë përdorues të shpeshtë të zones./lapsi.al.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...