Edhe 15 persona të tjerë janë proceduar penalisht ditën e sotme, lidhur me protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për lirimin e 23 kuksianëve të arrestuar për protestën kundër taksës së rrugës së Kombit.
Siç mësohet, ata janë proceduar penalisht për tubim të paligjshëm, pasi ditën e djeshme protestuan dhe bllokuan rrugën para drejtorisë së Policisë.
Po ashtu, para dy ditësh u proceduan penalisht edhe 8 të tjerë, pasi tentuan të futen në ambientet e drejtorisë së policisë.
Prej disa ditësh, qytetarë po protestojnë për lirimin e 23 të arrestuarve në Kukës, të cilët janë sjellë në Tiranë./GazetaExpress/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...