Një tërmet i fuqishëm por i thellë në shkallën 6.8 ka goditur Bolivinë, por nuk kishte raportime për dëme apo të lënduar, raporton Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Tërmeti goditi në juglindje të vendit në një thellësi prej 562 kilometrash, rreth 200 km tutje nga Tarija në afërsi të kufirit me Paraguain, transmeton portali arbresh.info.
Observatori privat i Bolivisë tha se forca e tërmetit ishte në 6.6 shkallë të Riterit, dhe se ishte ndjerë në disa vende të shtetit si La Paz, Cochabamba dhe Chuquisaca.
Më tej në veri, vendi i Amerikës Qendrore në El Salvador u godit nga një tërmet i matur në 6.0 në shkallën Riter, tha Ministria e Mjedisit./Arbresh.info/
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut