Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit zbarkuan gjatë të hënës në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje 23 personat e arrestuar pas protestës dhe shkatërrimeve në pikën e pagesës së tarifës për Rrugën e Kombit.
Të arrestuarit janë pyetur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në komisariatet nr.1 dhe 3. Burimet kanë pohuar për Top Channel se asnjë nga 23 të ndaluarit nuk ka pranuar se ka djegur apo qëlluar me gurë ndaj policisë në pikat e pagesës së tarifës të ngritur nga firma koncesionare, madje mësohet se ata kanë kërkuar një marrëveshje fjale me prokurorët se nëse ata siguronin video, ku ata duken duke kryer akte dhune, do të bënin dyfishin e viteve të burgut që parashikon vepra penale.
Të njëjtat burime kanë pohuar se pritet që të ndaluarit të dalin para Gjykatës së Kukësit ditën e mërkurë, ku do të caktohen masat e sigurisë për secilin prej tyre.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...