Një 12-vjeçar i dha fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit në zonën pranë Lëkurësit. Ishin vetë prindërit e fëmijët, të cilët e dërguan 12-vjeçarin në spital.
Por nga sa mësohet nga bluzat e bardha të spitalit të Sarandës, fëmija nuk kishte shenja jete kur mbërriti. Prindërit janë përballur me ngjarjen e rëndë në oborrin e shtëpisë. Aty panë të vetëvarur fëmijën e tyre.
Duke cituar prindërit e fëmijët, Panorama shkruan se 12-vjeçari me inicialet O.B ka bërë debat me prindërit dhe ishte larguar nga banesa. Në oborr ai ka ndërmarrë edhe aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...