Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë në futboll.
Sistemi VAR, po thuajse është duke u përdorur në të gjitha kampionatet e forta të Evropes, dhe po ashtu ky sistem do të përdoret edhe në kampionatitn botëror ‘Rusia 2018’, që do të zhvillohet këtë verë.
Megjithatë, ky sistem nuk është edhe duke u pëlqyer nga shumë futbollistë dhe analista, për shkak të komplikimeve që po i shkakton.
Reprezentuesi kolumbian, Falaco, është futbollisti i fundit që ka dalur kundër përdorimit të VAR, në futboll.
VAR është duke u përdorur si ndihmë për gjyqtarët, në rastet kur ata kanë dyshime, për gola, pozita jashë loje dhe penallti.
“Është për të ardhur keq pasi në dy rastet që u përdor VAR, i ka shërbyer PSG-së”, shprehet ai për mediat pas ndeshjes.
“Ndonjëherë, pasi sheh imazhet, asgjë nuk është e qartë dhe kjo mund të vrasë futbollin”.
“Duke parë penalltinë ikën katër minuta, dhe katërt të tjera ikën për golin tim”, shtoi ai. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...