Për herë të dytë brenda këtij viti, Peja është goditur nga stuhia dhe erërat e fuqishme, që kanë çuar edhe drejt dëmeve të mëdha.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një komunikate ka njoftuar se erërat e forta kanë shkaktuar dëme në spital, madje edhe në sallat e operacioneve.
Megjithatë, ata njoftojnë se ende janë duke punuar që gjithçka të funksionalizohet sa më parë.
“Përpjekjet për funksionalizim të sallave të operacionit po vazhdojnë. Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe ranimimit. Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit, hiq një sallë për raste urgjente”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë thonë se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin