Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është duke ju kërkuar që ta emëroj sa më shpejt anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Kjo kërkesë ka ardh nga anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe njohës të çështjeve të arsimit.
Kjo pasi kjo agjenci gjendet përballë dy sfidave, rrezikun për përjashtim nga Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe afati i limituar kohor për ankesë në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) pas përjashtimit që ia bëri Agjencisë më 27 shkurt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në fillim të javës së kaluar, Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ia ka propozuar ministrit, Shyqiri Bytyqi 16 kandidatë vendorë për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Nga këta 16, ministri duhet të zgjedhë 6 anëtarë, ndërkaq edhe 3 anëtarë të huaj ia propozojnë partnerët ndërkombëtarë.
Megjithatë, deri tash Bytyqi nuk i ka emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, emrat e të cilëve duhet t’i dërgojë në Qeveri.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt