Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.
Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.
“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të Kosovës u është rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në vend është kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që të veprojnë në kuadër të obligimeve të tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke, transmeton lajmi.net
Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.
Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë.
“Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe të pakompromis ndaj veprimeve të këtyre anëtarëve të organizatës terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato.Nga ana tjetër, lajmet provokuese në mediet që kanë për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që u deportuan nga Kosova ishin në Ambasadën tonë në Prishtinë janë të pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë manipulimet e tilla të dëmshme të medieve”, përfundon komunikata.
Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.
Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë. /Lajmi.net/

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...