Mediat ndërkombëtare kanë publikuar kërcënimin që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj shefit të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, ky i fundit ende nuk ka reaguar. Në mbrojtje të tij kanë dalë zyrtarë institucional dhe nga qeveria civile.
Presidenti i Turqisë ka qortuar kryeministrin e Kosovës të shtunën pasi kritikoi dëbimin sekret të gjashtë shtetasve turq për të cilët Turqia thotë se janë mbështetës të grushtshtetit të vitit 2016.
Ëashington Post, raporton për kërcënimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kryeministri Ramush Haradinaj do të ‘paguajë’ për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI-së.
“The Guardian” raporton se si Haradinaj u kërcënua me rrëzim nga pushteti nga Erdogan, për shkak se kritikoi dëbimin e shtetasve turq.
Lajmin për ‘kërcënimin’ e Erdogan e ka publikuar edhe Radio Evropa e Lirë. Erdogan tha se ai ishte i ‘dëshpëruar’ me veprimet e Haradinajt.
Reagimi i Turqisë ndaj veprimeve të shefit të ekzekutivit në Kosovë është publikuar edhe në ABC News.
Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti turk janë publikuar edhe në New York Daily News.
“Që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi?”, citon gazeta fjalët e Erdogan.
Ndërkohë është vetë kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton që ende nuk kanë reaguar ndaj kërcënimeve të tilla.
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...