Presidenti i vendit në konferencë ka folur edhe për ardhjen e Marko Gjuriqit në Kosovë duke thënë se është njoftuar nga njëri prej këshilltarëve të tij duke shtuar se i ka thënë se le të merren të gjitha masat kushtetuese dhe ligjore, raporton arbresh.info.
“Qeveria ka marrë obligimet e veta por pozicionimi im ka qenë jo detyrues por në respektim të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Por doli që Gjuriq ka hyrë të dielën në Kosovë dhe ka kaluar natën këtu dhe ky është shqetësimi im më i madh kështu që duhet të shikohen të gjitha hallkat e mekanizmat e njerëzve përgjegjës në Kosovë. Prandaj për të gjitha rastet njerëzit që kanë përgjegjësi duhet t’i marrin ato”, ka deklaruar Thaçi.
Si ka hyrë ai, kush ka qenë në dijeni ka pyetur presidenti.
Ai ka thënë se përse ka ndodhur hyrja e tij një ditë përpara në Kosovë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1741854769212941/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...