Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se kanë vendos që me kërku hetim inspektim apo edhe raportim për zhvillimet që kanë ndodhur për 6 shtetasit turq, përcjell arbresh.info.
Ai ka thënë se Kosova është e qetë dhe stabile dhe qytetarët mund të ndihen të qetë ndërsa aspekti i të drejtave të njeriut po i ka prekur të gjithë
“Kam kërkuar që mos të ndodhë kurrë më kjo praktik pa leje dhe informim të kryetarit të Qeverisë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se ka bërë hetim të parë para dy shkarkimeve që ka bërë duke thënë se ka kërkuar raportim nga shefi i AKI, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i drejtësisë dhe drejtori i policisë.
“Dy vartësit e mi të parë drejtori i AKI dhe Ministrk Sefaj kanë humb besimin te unë. Ministri e ka pas shkresën nga e premtja e kaluar. Si ka ndodhë kështu nuk është diçka me u lavdu dhe nuk është në rregull. Sot ju kam thënë mos të gaboj më dikush me shku kësaj rruge”, ka thënë ai./arbresh.info
Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen t...
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...