Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve, shkruan arbresh.info.
Thaçi ka shkruar se festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin.
Postimi i plotë i presidentit në facebook:
“Të gjithë besimtarëve të krishterë u shpreh urimet më të mira për Festën e Pashkëve.
Festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin.
Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit.
Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare. HTH”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?