Në listën e më të kërkuarve të Evropës edhe një shqiptar

23:16 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Në listën e 58 më të kërkuarve të Evropës del të jetë një shqiptar, shkruan portali arbresh.info

Bëhet fjalë për Aleks Burrelin, 50 vjeç, i cili e përdor edhe pseudonimin Gani Burreli.

Aleks Burreli akuzohet se në 23 qershor të vitit 2016 në Ayia Napa me një bashkëpunëtor të tij, të veshur me kapuç kanë hyrë në një restorant duke përdorur armë, ku dhe kanë vrarë 3 persona ( një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij, në prani të dy fëmijëve) si dhe plagosën rëndë një tjetër polic. Nga shkëmbimi me policinë, bashkëpunëtori u qëllua dhe vra në vend. I arratisuri u largua nga vendngjarja me një makinë që më pas u gjet e djegur. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë kohore, i arratisuri ishte bërë pjesë e një komploti për të kryer një vrasje tjetër në Qipro si pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar.

Ndërsa thuhet se Burreli mund të jetë vrarë nga ata që porositën vrasjen për të humbur gjurmët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme