Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë mund të mos jenë prangosur nga policë të Kosovës. Kështu thotë gruaja e njërit prej të arrestuarve e cila ishte prezent kur policia i mori burrin.
Gruaja e të arrestuarit Jusuf Karabina, thotë se policët që i prangosën burrin nuk ishin shqiptarë. Thotë se ata ishin të dërguar nga shërbimet sekrete turke.
“Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion. Ata nuk ishin policë të Kosovës por njerëz të shërbimit sekret turk”, shpjegon ajo më tej për Euroneës
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Lëvizja Gyleniste operon me shkolla në 160 vende nga Afganistani e deri në SHBA.
Ankaraja thotë se gjashtë të arrestuarit në Kosovë të enjten janë përgjegjës për rekrutime në rrjetin e Gylenit dhe se janë ndihmuar njerëz të akuzuar për prishje rendi në Turqi.
Turqia akuzon Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit të 15 korrikut të vitit 2016 dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale