Pas pushimit dy javor ku kombëtaret luajtën mes vete, rikthehet Vala Superliga e Kosovës.
Gjithçka fillon sot me ndeshjen që zhvillohet ne Prizren e që takohen rivalët e vjetër, Liria –Besa.
Skuadrat vijnë me objektiva të kundërt, pasi që Liria është në ‘luftë’ për titull, ndërsa Besa për mbijetesë.
Prizrenasit nuk kanë qenë asnjëherë në pozitë më të mirë që nga paslufta, ndësa në anën tjetër është e kundërta për Besën, pasi rrezikon për herë të parë të bie nga elita e futbollit kosovar.
Të shtunën janë dy ndeshje: Prishtina – Vëllaznimi dhe Drita – Flamurtari.
Ndërsa të dielën Gjilani pret Vllazninë, Trepça ’89 është nikoqir i Drenicës, ndërsa derbi zhvillohet mes Feronikelit dhe Llapit në Drenas.
Ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...