E ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka lëshuar sot njē deklaratë publike, ku e quan zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, terrorist.
“Enver Hoxhaj si terrorist tipik i viteve të 90-a nuk e ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon. Në fakt, ai sinqerisht urren njerëzit që kanë për mision krijimin e paqes dhe stabilitetit”, shkruan ndër të tjera në këtë deklaratë.
Ky reagim erdhi pas shkëmbimit që Zëvendëskryeministri Hoxhaj pati sot në mbledhjen e qeverisë, me zëvendëskryeministrin serb të Kosovës Dalibor Jevtic, të cilit i bëri thirrje të punojë për interesa të komunitetit serb në Kosovë dhe të mos mbetet instrument politik i Bepgradit.
Pas këtij shkëmbimi, Jevtic kishte lëshuar mbledhjen e qeverisë.
Kjo është ndër deklarata të rralla zyrtare të Serbisë që lëshohet me qëllim për ta akuzuar një zyrtar të lartë të Kosovës me një akuzë kësisoj.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale