Arban Abrashi, ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka treguar se sot kanë dorëzuar një kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka të bëj me vlerësimin e zgjedhjeve të raundit të dytë të balotazhit në Prishtinë.
“Kërkesa jonë ka të bëjë me dy nene: e drejta zgjedhore dhe pjesëmarrja dhe si dhe mbrojtja gjyqësore”, ka thënë Abrashi në një konferencë për media.
“Ne mendojmë që disa veprime që janë marrë nga PZAP dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet. Sipas disa juristëve që i kemi konsultuar mund të thuhet se janë disa vendime arbitrare karshi të drejtave tona”.
I pyetur se a do të ketë zgjedhje të reja në Prishtinë, Abrashi ka thënë të flas për verdiktin final të Gjykatës Kushtetuese.
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...