Deputeti nga radhët e Listë Serbe, Zoran Mojsiloviq ka thënë se në rastimin e arrestimit të Marko Gjuriqit janë bërë shkelje të mëdha dhe është përdorur dhunë.
Këto komente ai i bëri në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë ku pos arrestimit të drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqt është shqyrtuar i Projektligji për Azil dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për të Huajt.
“Mund të ju them se që nga vendi i ngjarjes në Mitrovicën Veriore nga ana e pjesëtarëve të Punëve të Brenshme ka ndodhur një forcë krejtësisht e panevojshme, më pas ka ardhur deri te mosrespektimi dhe keqtrajtimi i pjesëtarëve të Kuvendit. Forca dhe lëndimet që i janë shkaktuar deputetëve pjestarëve te kuvendit. Ata që kanë udhëhequr atë aksion duhet të marrin përgjegjësi”, tha ai.
“Nëse ju po thoni që Gjuriq po bën propagandë atëherë ju duhet t’i thoni Hashim Thaçit sepse ai takohet më shpesh me Gjuriqin e Vuçiqin se sa unë”, ka shtuar ai.
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait