Disa të shtëna me armë u raportuan në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ndërsa mbeti i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”, ku një 40-vjeçar i identifikuar si Ridvan Kruja ka marrë një plagosje në këmbë.
Kruja ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shpallur në kërkim autorin, i cili ia ka mbathur pas të shtënave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afërsi te shkollës “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkodër, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoi se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjeç banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban