Presidenca ruse ka dhënë versionin e saj për bisedën e zhvilluar sot ndërmjet numrit një të Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Sipas Kremlinit, telefonata e Vuçiqit me Putinin ndodhi pas kërkesës së presidentit serb, raporton Gazeta Express.
Njoftimi nga presidenca ruse ka zbuluar se mediat serbe kanë zmadhuar mbështetjen ruse për Serbinë, të cilat kanë raportuar se Putin gjoja i ka thënë Vuçiqit se “kush e sulmon Serbinë, e sulmon Rusinë”.
“Me iniciativën e Serbisë, Vladimir Putin ka biseduar në telefon me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në një njoftim të presidencës ruse.
Sipas Kremlinit, Putin e Vuçiq kanë diskutuar për Kosovën, në kontekst të, siç ka thënë ai, “aksionit provokues” kundër drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga autoritetet kosovare në Mitrovicë, më 26 mars.
“Presidenti rus ka dënuar ashpër veprimet që shkelin Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
“Ai ka theksuar se zbatimi i kësaj rezolute duhet të jetë bazë për një zgjidhje për Kosovën”, thekson Kremlini, në njoftim.
Sipas presidencës ruse, dy udhëheqësit po ashtu kanë adresuar çështjet aktuale të partneritetit strategjik Rusi-Serbi.
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh