Sot gjatë ditës përfaqësues të Listës Serbe në Kosovë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorit të policisë Shpend Maxhuni.
Por, sipas zotëri Sefajt dorëheqja duhet t’i kërkohet dikujt tjetër.
“Mendoj se ai që duhet të japë dorëheqje dhe kujt duhet t’i kërkojë dorëheqje Lista Serbe është zotëri Marko Gjuriq, të njëjtën dorëheqje duhet t’i kërkojë edhe shefi i tij zotëri Vuçiq, mendoj që Marko Gjuriq ia ka marrë fytyrën Serbisë kësaj radhe, por që është ma e keqja ka shkaktuar le të themi një situatë të keqe para së gjithash për banorët në veri të Kosovës, sepse deri para ardhjes së tij ka pas një qetësi, ka pasur rend”, ka thënë në një intervistë për Arbresh.info ministri.
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...