Ekspertiza neuropsikiatrike në rastin e Almirit është bërë nga ekspert ligjor pa licencë, zbulon televizioni Alsat.
Branisllav Stefanovski ishte caktuar për ekspert në këtë rast, katër muaj pasi i kishte skaduar afati i licencës. Mbi bazën e ekspertizës së tij është bërë edhe rikualifikimi i lëndës për rastin e Almirit nga “Vrasje” në “Aksident me pasojë vdekjen”.
Nga prokuroria e Kumanovës nuk mbajnë përgjegjësi duke adresuar rastin në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Shkup e cila edhe cakton ekspertët ligjor. Ky moment i ri ngrit dilemën nëse akuza do të mbetet e njëjtë apo nëse mbrojtja do të kërkoj ekspertizë të re./Alsat-M

Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...