Një nga shqiptarët e arrestuar nga Interpoli në aksionin e madh ku u sekuestruan 1 ton marijuanë në Firenze është shtetasi i identifikuar si Pavlin Delia.
Krahas shtetasit shqiptarë në pranga përfunduan edhe dy vëllezërit Giovanni e Renato Sutera, si dhe shtetasi spanjoll Ruben Crespo Guerra.
Sipas prokurorisë, dy vëllezrit italianë ishin organizatorë dhe financues të organizatës kriminale që kultivonte marijuanë në Spanjë për ta marrë dhe shitur më pas në Itali.
Pasi droga vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Delia, i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen. 38-vjeçari është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare pasi në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim.
Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia i cili hiqej si punonjës i INTERPOL në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shtetasi. Por akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit. Po ashtu disa muaj më vonë Pavlin Delia do të arrestohej pasi shkaktoi një aksident.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...