Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka vizituar sot Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ku është pritur nga drejtori i kësaj agjencie, Valdet Gjinovci.
Balje tha pas takimit se mori informata që mishi pa afat nuk ka hyrë fare në Kosovë mirëpo ka pasur sipas gjasave problem me operatorët e biznesit, raporton Arbresh.info
“Ne jemi në dyshim se kemi shkelje të të drejtave të njeriut mirëpo mora informata se mishi pa afat ska ardhure në Kosovë asnjëherë kemi ndoshta problem me operatorët e biznesit. Ne si Komisioni për të drejtat e njeriut marrim informata, kemi planifikuar të bëjmë një takim edhe me operatorët e biznesit që nuk kanë respektuar masat higjienike. Ka mundësi që në treg të ketë pasur produkte të këqija”, ka deklaruar Balje./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...