Trajneri i Brazilit, Tite beson që Philippe Coutinho i ka të gjitha atributet që një futbollist ka nevojë duke shtuar se ai është bërë një lojtar “shumë i fortë” derisa vazhdon përgatitjet për Kampionatin Botëror.
Coutinho ka bërë që të vlerësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë të talentuar në botë qysh pasi thuajse ishte afër largimit nga skuadra e Luiz Felipe Scolarit në Kampionatin Botëror të vitit 2014, transmeton portali arbresh.info.
“Çfarë cilësi mendoni se janë të rëndësishme në një futbollist? Ai i ka thënë gjitha”, i është përgjigjur Tite gazetarëve.

“E gjitha puna e Coutinhos është shumë e fortë. Ai ka pasimet, konkurrencën, efikasitetin në distancë mesatare, shpejtësinë e mendimit dhe ekzekutimit, asistimet, dhe tani një pjekur të madhe, e cila gjithashtu është e rëndësishme”
“Ai dhe Willian e kuptojnë që janë lojtarë ofanziv”
Brazili do të zhvillojë sot (e martë) miqësoren kundër Gjermanisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marr...
Dauti: Është koha për të arritur një marrëveshje tjetër në m...