Drama pas arrestimit të Marko Djuric’it po vazhdon akoma, ndonëse nga ajo ngjarje kanë kaluar gati 6 orë.
Në këto momente është ndërprerë komunicionin në magjistralen që dërgon për në kufirin më verior, Jarinje, shkruan gazetametro.net.
Rruga është bllokuar në vendin e njohur si Rudare në Zvecan, në pjesën e rrugës te “Kryqi”, aty ku në vitin 2011 dhe 2012 kanë qenë barrikadat.
Serbët kanë vendosur kamionë dhe vetura transportuese, gjë që e ka bllokuar totalisht komunikacionin, praktikë që nuk është e re.
Tani për tani, ka qindra serbë në barrikadë, dhe numri i tyre po rritet. Kjo pjesë e rrugës për serbët është shumë e rëndësishme sepse është një lidhje e drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe kryqëzimit administrativ të Jarinjes, transmeton gazetametro.net.
Serbët janë të tronditur nga hyrja e forcave speciale të Kosovës në veri, të cilën gjë e ka konfirmuar edhe presidenti serb Vucic, i cili edhe ka ofenduar shqiptarët.
Ndryshe, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u arrestua para disa orësh pasi nuk respektoi refuzimin që i bëri shteti kosovar në kërkesën për vizitë.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...