Në momentin e arrestimit të Marko Gjuriq në një sallë ku po mbante fjalim me serbet e veriut në Mitrovicë, afër tij ishin edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Kthim, Delibor Jevtiq, Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikallo dhe Kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiç, shkruan arbresh.info.
Përderisa Njësia Speciale e Kosovës po bënte përpjekje për të arrestuar Marko Gjuriq i cili kishte hyrë në Kosovë pa lejen e MPB-së, hasen në rezistencë nga grupe të udhëhequr nga kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiç.
Arrestimin e Marko Gjuriq, i cili u urdhërua nga institucionet e Kosovës, e penguan edhe Delibor Jevtiq dhe Nenad Rikallo të cilët aktualisht janë pjesë e qeverisë së Kosovës.
Për këtë gjë ka reaguar edhe publicisti Adriatik Kelmendi.
“Një zv.kryeministër i Qeverisë jep urdhër për arrestimin e Gjuriqit nëse hyn në Kosovë, Policia e thërret jashtë të dorëzohet, kurse një zv.kryeministër dhe disa ministra të tjerë e presin dhe e mbrojnë edhe fizikisht!
Hajde more gëzuar!
Mirë se vini në Republikën e Kosovës!”, shkruan Kelmendi.
Kujtojmë se Marko Gjuriq u arrestua dhe u dënua nga Kosova nga Policia e Kosovës pasi që ai kishte hyrë në territorin e Kosovës pa leje të institucioneve /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...