Menjëherë pas publikimit të lajmit se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Shqipërisë të dëbojë diplomatët rusë, për shkak të çështjes së helmimit të ish-spiunit rus në tokën britanike, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Përmes një deklarate për media, kjo Ministri njofton se këtë të hënë, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Shqipëri, Aleksandër Karpushin, është thirrur në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.“Aty, atij iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në deklaratë, shkruan Top Channel.
Më herët, Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu mbylljen e Konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë “Reuters”. Në SHBA, 48 diplomatë rusë thuhet se strehohen në Ambasadën e Federatës Ruse, ndërsa të tjerët janë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...