Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot duhet ta marrë vendimin rreth ankesave për paraburgosjet e deputetëve dhe të dyshuarve të tjerë për ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill.
Sipas kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, gjykata nuk vonon me vendim, por bëhet fjalë për lëndë të komplikuar, për të cilën nuk mund të pritet të ketë vendim të këtillë. Ai në deklaratën e djeshme theksoi se lënda është në gjykatë kohë më të shkurtër sesa që ishte në Prokurori dhe se vendim me siguri do të ketë sot.
Afati prej 48 orëve për marrjen e vendimit lidhur me ankesat e të paraburgosurve skadoi të enjten.
Të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit janë 35 persona, mes të cilëve deputetë, organizatorë të protestës dhe të punësuar në MPB. Ata sipas aktakuzës dyshohen për rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë së shtetit./Gazeta Express/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...