Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me rreshje lokale të shiut, ndërsa në malet do të ketë borë.
Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në pesë gradë, ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të lëviz në interval prej gjashtë deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobët lokale dhe erë mesatare juglindore.
Temperatura në orët e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
Të martën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, në malet borë. Temperatura e ditës do të jetë në rritje të lehtë. Pastaj nga e mërkura vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë, ndërsa nga e enjtja rritje e konsiderueshme e temperaturës së ditës./Gazeta Express/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit