Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar popullin grek dhe përfaqësuesit e institucioneve me rastin e përvjetorit të 197-të të Pavarësisë, duke i dëshiruar më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie.
“Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demoratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik. Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran.
Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...