Flamujt janë në gjysmë-shtizë në bazat e xhandarmërisë në gjithë Francën.
Vëllai i tij Cedric ka thënë se hapat e Arnaud kanë qenë “përtej detyrës së tij”.
“Ai e ka dhënë jetën për dikë të huaj. Nëse kjo nuk e bën atë hero, atëherë nuk e di se çfarë mund ta bëjë”, ka thënë ai për një radio franceze.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nderuar policin duke thënë se ai ka “vdekur si hero” dhe se ai meriton “respektin dhe admirimin e gjithë kombit”.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “sakrifica” e policit nuk duhet të harrohet.
Hapat e tij kanë ndihmuar që të pëfundojë sulmi në të cilin kanë vdekur tre persona.
Islamisti radikal, Redouane Lakdim, është identifikuar edhe vrarë më pas nga policia.
Edhe 16 persona të tjera janë plagosur në sulmin që Macron e ka cilësuar akt të “terrorizmit islamist”./Lajmi.net
Flick para duelit me Atleticon: Përmbysja është e mundur, po...
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...