Sot janë bërë plot 19 vite që nga ndërhyrja ushtarake e NATO-së në Kosovë për zmbrapsjen e forcave pushtuese serbe, shkruan portali arbresh.info.
Duke u kthyer pas kujtojmë kohën kur kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë Pandeli Majko shfaqi mbështetjen e tij për trupat ushtarake të NATO-s.
Duke folur në një turne të kompleksit ushtarak amerikan në aeroportin e Tiranës, Majko kishte thënë se trupat aleate po luftonin për të njëjtat parime si aleatët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai ishte në aeroport, ndërsa trupat amerikane prisnin ardhjen e një flote të helikopterëve Apaçi.
Kontingjenti i plotë i 24 helikopterëve sulmues erdhi në Rinas më vonë atë ditë.
“Për mua është kënaqësi kur shoh ushtarët që vijnë pas etërve të tyre, pas Luftës së Dytë Botërore (për të mbrojtur të njëjtat parime kundër diktatorëve, kundër komunizmit nazist, si regjimi i tij i Millosheviqit.
Pas 78 ditëve të bombardimit Serbia nisi tërheqjen e trupave nga Kosova, duke i dhënë kështu fund masakrave, vrasjeve e torturave të njerëzve të pafajshëm./Arbresh.info./
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...