Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Për këtë ditë në objektin e Qeverisë është vendosur edhe një flamur më mbishkrimin “Faleminderit NATO”.
Mesazhi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
“24 Marsi i vitit 1999 shënon fillimin e historisë së re të Kosovës, kur bota e lirë ndërpreu një fushatë të rëndë spastrimi dhe përndjekje të popullit të Kosovës.
Populli i Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Ëesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës”./arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...