Paris Hilton ishte në panik pasi e kishte humbur unazën e saj te fejesës me vlerë hiç më pak se dy milionë dollarë.
Hilton e humbi këtë unazë derisa ishte në një festë në një klub nate në Miami.
Megjithatë, paniku përfundoi shpejt për të – pasi unaza e saj u gjet disa tavolina më larg se ku ajo po rrinte, në një shportë me akull.
Hilton sapo e kishte vërejtur se po i mungonte unaza, kishte lajmëruar të fejuarin, Chris Zylka dhe sigurimin e klubit të natës ku ata ishin, për të marrë veprimet e duhura, transmeton Klan Kosova.
Sipas atyre që ishin poashtu të pranishëm në këtë klub nate, sigurimi kishte nisur menjëherë të kërkojë në detaje në gjithë zonën VIP, e bashkë me ta ishte edhe i fejuari i trashëgimtares së pasur.

Megjithatë duket se përpos sigurimit dhe të gjithë të pranishmëve aty, kjo ngjarje i ka rënë në sy edhe DJ-it që po bënte muzikë atë natë, Above & Beyond.
“Paris Hilton, më vjen mirë që të takova dhe jam i lumtur se ke gjetur unazën”, kishte shkruar ai në një postim në Twitter.
Chris i propozoi Paris në Aspen në muajin dhjetor. Unaza e fejesës llogaritet të ketë vlerë prej 2 milionë dollarësh dhe raportohet se ka ekipin e vet të sigurimit.
“Unaza ishte kaq e bukur dhe rrëzellitëse. Po dridhesha kur e vura për herë të parë në dorë. Është unaza më e bukur që e kam parë ndonjëherë”, kishte thënë Hilton për revistën People.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë