“Kosova e ka ushtrinë e saj, por vetëm është duke e bërë gati mandatin e saj”, ka thënë Haradinaj.
Në mbledhjen e Qeverisë sot është nënshkruar një vendim për të blerë pajisje disa milionëshe për Ushtrinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Argument Plus të RTV21.
Haradinaj nuk pranoi të tregoj se çfarë pajisje ushtarake do të blihen me këto miliona euro.
“ Nuk i di detajet. Është një praktikë që nuk e komunikojmë për publik, pra hynë në qatë kategori. Por sot kemi nënshkruar me pagua një kohë të caktuar në avans për qeto pajisje se janë porositur me u bë, është fabrika, deri sa të vijnë”, tha ai.
Kryeministri deklaroi se Kosova e ka ushtrinë e saj, por vetëm është duke e bërë gati mandatin e saj. “Nuk do të presim pakufi. Një ditë do të vendosim edhe me ligj, pra duhet ta dakordojmë edhe me NATO-n se kur është momenti që të veprojmë. Edhe ajo ka me ardh”, tha Haradinaj.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...