Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dëshiron të jetë lojtari që fiton më së shumti të holla në botën e futbollit.
Pavarësisht se ka fituar radhazi çmimin Topi i Artë, 33-vjeçari është lojtari i tretë më i paguar në botë, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi portugez fiton më pak se të dy rivalët e tij, Neymar dhe Lionel Messi, por dëshiron që kjo të ndryshoj kur të vije koha për të nënshkruar kontratën e re.

Bazuar në një raport nga ‘Mundo Deportivo’, ai dëshiron të fitoj një milionë euro më shumë se ylli i Barcelonës, Messi, për të reflektuar në çmimet individuale që ai ka fituar në vitet e mëparshme.
Ai dëshiron të ketë gjithashtu gjëra të tjera ekstra të përfshira në kontratë që re që e shpërblejnë atë për çmimet e tij personale dhe rikthimin e golave.

Ronaldo ka qenë në një formë të shkëlqyer para portës gjatë javëve të fundit pas një fillimi të ngadaltë të sezonit aktual. Ai ka shënuar 21 herë në 11 paraqitjet e fundit duke i ndihmuar gjithashtu ‘Los Blancos’ të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit