Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit të turizmit në rajonin e Prishtinës.
Kjo marrëveshje mirëkuptimi u nënshkrua me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact, transmeton arbresh.info.
Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Kulturë e Sport ka për synim zhvillimin e turizmit krahas investimeve në infrastrukturën kulturore në qytet dhe ruajtjen e trashëgimisë. Prandaj, do të investohet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe do të themelohen dy muze për promovimin e artit bashkëkohor të Kosovës.
Përmes këtij projekti, Swisscontact do të bashkëpunojë me Komunën e Prishtinës në zhvillimin e strategjisë për turizëm, gjetjen e modeleve të menaxhimit efikas të monumenteve, trajnimin e guidave dhe zhvillimin e produkteve turistike duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave dhe të punësimit./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...