Një nxënës i klasës së tetë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë të Podujevës ka hedhur një substancë që besohet të jetë ose gaz lotsjellës ose sprej në korridoret e shkollës, njofton Klan Kosova.
Si pasojë, pesë nxënës të kësaj shkolle janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas pranimit të ndihmës profesionale tashmë ata janë në gjendje të mirë.
Nxënësi që ka hedhur substancën është larguar menjëherë dhe ende nuk dihet se ku gjendet.
Drejtori i Shkollës, Ismet Jashari, ka thënë për Klan Kosovën se gjithçka ka ndodhur në pushimin e gjatë, pas dy orëve të para.
“Nxënësi ka ikur, ende nuk dihet nëse është hedhur gaz, apo sprej”, deklaroi drejtori Jashari.
“Pesë nxënëseve u është dhënë ndihma në ambulancën afër këtu, pastaj në shtëpinë e shëndetit. Fëmijët tani janë mirë”./Klan Kosova/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...