Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar për dhunën në Kuvend , raporton arbresh.info.
Ai tha se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamja më e tmerrshme për Kosovën në botë.
Sipas tij, votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që e presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...