Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vazhdimit të seancës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se grupi parlamentar e ka shqyrtu këtë marrëveshje, raporton arbresh.info
“Grupi parlamentar i LKD-së ka kërkuar që të ndryshohet neni 1.2 i marrëveshjes për votimin e Demarkacionit”, ka thënë Hoti.
Po ashtu ai ka thënë se ky propozim është pranuar edhe nga kryeministri Haradinaj.
“Ky propozim është pranuar edhe nga kryeministri Haradinaj. Me këtë rast, deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme janë tërhequr që të ndryshojnë këtë nen. Për këtë çështje është mbledhur edhe Komisioni për Punë të Jashtme”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1730505940347824/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...