Policia italianë mëngjesin e sotëm shkatërroi dy organizata kriminale të lidhura me mafian Ndrangheta dhe Camorra.
Në këtë aksion morën pjesë më shumë se 200 forca policie në provincën e Romës dhe të Napolit.
Për pasojë 19 persona persona u vunë në pranga 16 prej tyre arrest me burg dhe 3 në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të kokainës, pjesëmarrjes në organizim mafioz e armëmbajtje pa leje.
Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve ka dhe shtetas shqiptarë.
Njëra prej organizatave drejtohej nga Salvatore e Genny Esposito, djemtë e bosit kamorrist Luigi Esposito i njohur me nofkën Naccella.
Kurse grupi tjetër drejtohej nga Vincenzo Pollito i cili bashkëpunonte me mafian kalabreze Ndrangheta të familjeve Filipone e Gallico. /Gazeta Express
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...