Deputeti nga radhët e NISMA-së për Kosovën, Milaim Zeka, në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se nëse duhet të luftoni kundër krimit e korrupsionit duhet votuar demarkacioni.
“Të punojmë në interes të qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm. Unë nuk jam bindur nga raporti i Bulliqit por nga bisedat që janë zhvilluar mes zotit Limaj e qeverisë së Malit të Zi që të rishikohen gabimet”, ka thënë ai.
Sipas tij është moment historik nëse votohet kjo marrëveshje.
“Për inati të Listës Serbe duhet ta votojmë këtë marrëveshje. Lista Serbe dëshiron vetëm ta bllokoj Kosovën. Këta të huajt që na e kanë bërë Kushtetutën që t’i kemi në Qeveri, kështu duhet t’i mbajmë. Gjithmonë dreqin rreth këmbëve”, ka thënë Zeka./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...