Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën në të cilën pritet të miratohet demarkacioni ka thënë se e vërteta dhe historia e këtij ligji nuk ka nevojë me u diskutu prapë sepse të gjithë e dinë.
“Sa i përket asaj se si unë kam vepru si opozitë e di se me këtë kundërshtim dhe prezentim të pikëpamjeve shoqria është e ndarë në mendime dhe secili do t’i mbroj mendimet e veta për këtë. E meriton një respekt nisja e ligjit. E di që nga pikëpamja e një opozitari duket ndoshta jo adekuate. Formimi i Komisionit është bërë me ekspert dhe e ka bërë punën me përgjegjësi të lartë dhe profesionale. Ky komision me rëndësi është që e ka kry pjesën profesionale dhe tash mbetet pjesa politike e pjesa politike jeni ju. Duke parë zhvillimet kam kërkuar ndihmën e partnerrëve në koalicion edhe të presidentit Thaçi për korigjim”, ka thënë ai.
Sipas tij pasi që ky ligj është sot në Kuvend këtë ligj, kjo tregon pikënisjen e këtij procesi.
“I kuptoj kalkulimet politike kush është rrëzuar e kush është çuar, këtu jemi për mu rrëzu e mu çu unë e kam provu këtë. Për fund e di që jam në një pozicion jo të lehtë, unë i kërkoj LDK-së votën për këtë ligj, po ashtu edhe PDK-së i kam kërkuar votën, edhe AAK-së në mënyrë që t’i përkrahim këto korigjime”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij nëse rrëzohet ky ligj procesi me nxjerr në të drejtë të Kosovës është bukur i gjatë.
“Ju duhet të thoni ne po e japim votën për këtë ligj por nuk do t’iu lëmë rahat deri sa ta bëni korrigjimin në mënyrë që korrigjimi të bëhet më i shpejt”, ka thënë ai./Arbresh.info
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...