Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ka shprehur kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të shënuar vijën kufitare me Malin e Zi.
“Dua të shpreh kënaqësinë që më në fund kuvendi është mbledhur për të shënua marrëveshjen me Malin e Zi”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës sot për dallim nga herët e kaluara nuk po bëhet gazi i botës.
“Për dallim për herët e kaluara sot Kuvendi do të zhvillohet pa gaz lotsjellës. LDK i gëzohet faktit që sot Kuvendi i Kosovës nuk po bëhet gaz i botës”, është shprehur ai.
Hoti ka thënë se LDK asnjëherë nuk ka marrë veprime që mund të dëmtojnë shtetin e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbështet këtë proces qysh në fillim asnjëherë asnjë moment nuk kemi marr veprime që mund të dëmtojnë shtetin e Kosovës”, është shprehur Hoti.
Ai ka ftuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë këtë marrëveshje.
“Kolege të VV edhe ju e dini që ratifikimi i marrëveshjen siguron lëvizjen e lirë, hap rrugë për forcimi e subjektivitetin e Kosovës”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se pas ratifikimit të kësaj marrëveshje kryeministri Haradinaj duhet të jap dorëheqje dhe kuvendi të shpërbëhet.
“Pas ratifikimit të marrëveshjes ai duhet të jep dorëheqje, kuvendi duhet të shpërbëhet”, është shprehur Hoti.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...