Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që sot me votën e tyre të përkrahin ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, shkruan arbresh.info.
Artan Murati nga KDI, ka thënë se duke e ditur që sot është seanca ku edhe pritet të diskutohet dhe të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin atëherë sot është e udhës që t’i jepet fund kësaj çështje.
“Sot mbase do të kemi seancën për demarkacionin, KDI i bënë thirrje deputetëve që ta përkrahin me votën e tyre sepse konsiderojmë se është një momentum i ri për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë më hapa konkret rreth çështjes së demarkacionit
“Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë me hapa konkret dhe ti jep fund zhbllokimit, Kosova duhet me urgjencë të përmbush kriteret për liberalizimin e vizave. Sot deputetët duhet të reflektojnë. Çdo tentativ për bllokim të mëtutjeshëm do të ndikoj në izolimin e qytetarëve dhe do ta shfaq paaftësinë e institucioneve për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë ai./arbresh.info/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...