Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, u futën në fushë të shtunën në përballjen Llapi – Trepça ’89 që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Zyra ligjore e federatës së futbollit ka dhënë sqarimin në lidhje me këtë punë.
Arianit Ahmeti tha se policia nuk ka të drejtë të futet në fushë sipas rregullave të FIFA-së, UEFA-së dhe ligjeve të federatës së futbollit të Kosovës. Ata mund të intervenojnë vetëm kur këtë gjë ua kërkon delegati i ndeshjes zyrtare.
Ahmeti tha se delegati në takimin Llapi – Trepça ’89 nuk ka kërkuar ndihmë nga policia, ku këta të fundit kanë tejkaluar kompetencat e tyre./Klan Kosova/
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike