Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka folur për një darkë të fshehtë në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuciq. Kjo pasi, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se Thaçi-Vuqic janë takuar në Paris.
“Nuk jam zëdhënëse e Presidentit. Pyeteni kabinetin e tij” ka thënë Bërnabiq kur është pyetur rreth darkës së Thaçit me Vuçiq për të cilën Vuk Jeremic thotë se ka ndodhur në Paris.
Bërnabiq ka kujtuar se në të kaluarën Jeremiq nuk ka pasur gjithmonë të drejtë.
Nëpërmjet një “cicërime” në Twitter, Jeremiq tha se Thaçi e Vuçiq po takohen përsëri – këtë herë në Nju-Jork.
“Pas një darke të fshehtë, të martën e kaluar, në Paris, Hashim Thaçi përsëri ndodhet në rrugë. Aktualisht është në Nju-Jork. Edhe një pyetje, Aleksandar Vuçiq: A jeni në të njëjtin hotel?”, ka shkruar Jeremiq, në Twitter, të hënën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...