Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kanë zhvilluar sot takimin e tretë koordinues të kryetarëve të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë-Serbi.
Fillimisht përfaqësuesit e komisioneve prezentë në këtë takim, sipas një njoftimi, diskutuan mbi aktivitetet e komisioneve të ndërmarra nga takimi i dytë rreth mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të cilat kishin të bënin me ftesat e ministrave në raportim, kërkesat për hulumtime parlamentare si dhe vizita në terren.
Tutje, behet e ditur se, u theksua nevoja e rritjes së transparencës dhe nevoja për dakordësim të përgjithshëm rreth vijave të kuqe të Kosovës në procesin e dialogut si dhe u potencuan një sërë rekomandimesh që lidhen me këtë proces.
Në këtë drejtim u theksua që të gjitha komisionet parlamentare të përfshijnë në planet e tyre të punës çështjet që ndërlidhen me marrëveshjet e që njëkohësisht bien në fushëveprim të tyre dhe të realizojnë vizita në terren në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.
Po ashtu u rekomandua që të hartohet një letër e përbashkët e komisioneve parlamentare drejtuar Qeverisë së Kosovës në lidhje me fazën e re të dialogut ku njofton Kuvendin rreth delegacionit të shtetit të Kosovës dhe platformën e re të bisedimeve.
Një rekomandim tjetër lidhet me inicimin e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës rreth fazës së re të dialogut, që presidenti t’i drejtohet Kuvendit për të njoftuar këtë institucion mbi takimet që ka pasur deri tani me presidentin e Serbisë rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Gjithashtu u rekomandua ngritja e një komision hetimor mbi hetimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të këtij procesi.
Gjatë takimit u tha që Kuvendi është lënë anash edhe nga kjo Qeveri në procesin e dialogut, dhe u kërkua që dialogu t’i kthehet Kuvendit ku komisionet parlamentare do të luajnë një rol më aktiv, dhe ku do të promovohet transparenca dhe llogaridhënia.
Në fund u nënvizua që konsultimi i rregullt i Kuvendit dhe koordinimi ndërinstitucional mbetet tejet i rëndësishëm, veçanërisht kur pritet të nënshkruhet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila duhet më pas të ratifikohet në Kuvendit e Kosovës.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...